Kim flet nga Vlora: Mesazhi është ky, Shqipëria po ndryshon

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur nga Pashalimani ku po ndjek stërvitjen ushtarake në kuadër të “Defender Europe 2021” edhe për akuzat e ngritura nga DASH dhe shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha në SHBA.

E pyetur a ka rol në këtë vendim, ambasadorja Kim tha se “nuk kam asgjë për të shtuar përveçse asaj që ka thënë sekretari i shtetit”.

Ndërkohë pyetjes nëse është Berisha i pari nga peshqit e mëdhenj, ajo iu përgjigj: “Keni parë zhvillime domethënëse, dje dhe një ditë më parë. Këto janë zhvillime pozitive që duhet të vazhdojnë. Pyetje për Berishën? S’kam për të shtuar asgjë më shumë sesa sekretari Blinken. Gjyqi? Se kam idenë se çfarë po thoni. Mesazhi është ky; Shqipëria po ndryshon.

Shteti ligjor duhet të prevalojë, duhet të jetë një vend i pasur, për të shkuar aty askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Kështu që ditët e pandëshkueshmërisë po vijnë në fund. Të gjithë duhet të ndihmojmë. Ky nuk është një projekt i juaji por i joni. Kështu që le të vazhdojmë“.