Ndahet nga jeta nëna e ish deputetit të Sarandës

Nena e ish deputetit te Sarandes Alket Hysenit eshte ndare nga jeta.

Lajmin e ka bere vete Hyseni ne rrjetet sociale.

”Ma çave zemrën e ma dërrmove shpirtin që ike o nëna ime e shtrenjtë.
Ti trupi i vogel por nje grua e madhe, luftove fort, si veç ti di të bësh beteja. Së bashku me Babin dhe Albanën menduam që do e mundnim edhe këtë të keqe, por s’ja dolëm dot nënoke, s’ja dolëm dot…
Më dhe një përqafim të fundit dhe shpirtin ja dorëzove qiejve për të mbetur pengu më i madh dhe kujtimi më i ngrohtë e i pazëvendësueshëm i jetës sime.
Një mirënjohje smund të mungojë për miqtë, mjekët dhe infermierët, që prej tre vitesh na janë gjendur pranë në këtë betejë!
Të dashur miq,
Më 22 Shkurt, në orën 14:25 ndërroi jetë Hanko Sadik Hyseni (Ahmetaj), nëna jonë e dashur.
Ceremonitë përcjellëse fillojnë sot në orën 18:00 pranë “Alba 2000”, Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), për ti dhënë lamtumirën e fundit në orën 12:00, ditën e Enjte, datë 23 Shkurt në Tufinë”, shkruan ai.