Ndryshime në qarkullimin e automjeteve për zbatimin e projektit “Përmirësim i Integruar Urban e Turistik i Sarandës”
Në vijimësi të punimeve për zbatimin e projektit “Përmirësim i Integruar Urban e Turistik i Sarandës” ku pjesë e kontratës janë:
Rivitalizimi i Rrugës Skënderbeu
Rivitalizimi i rrugës Mitat Hoxha
Ju bëjmë me dije se nga data 11.11.2023 për arsye të zgjerimit të kantierit të ndërhyrjes në rrugën Skënderbeu do të kemi këto ndryshime në qarkullimin e automjeteve:
Në rrugën “Lefter Talo” qarkullimi do të zhvillohet me drejtim të kundërt me aktualin
Rruga “Abedin Dino” do të bllokohet
Faleminderit për mirëkuptimin!