Manjola Nikollo mbledh në takim kryesinë e PD Sarandë dhe kandidatët e primares

Kryetarja e degës së PD Sarandë ka mbledhur mbrëmjen e së premtes kryesinë dhe kandidatët që garojnë në primare për kryebashkiak.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Manjola Nikollo shkruan:

“U zhvillua mbledhja e radhës me pjesmarrje:

– Kryesi

– Kandidatët për primare

Me rendin e ditës:

Njohja me vendimin nr 46 dt. 15/11/2022,për miratimin e kandidaturave që do të marrin pjesë në primare.

Njohja me vendimin nr 48 dt.16/11/2022 për prezantimin në strukturat e deges të kandidatëve dhe vendimi 49, dt. 16.11.2022, ne lidhje me shpërndarjen e formularëve për regjistrimin e simpatizantëve”, nënvizon Nikollo.