“Bashkëpunimi për Zhvillimin e Turizmit në Sarandë”, Çaçi takim me ministrin Mazniku për të Përmirësuar Infrastrukturën dhe Shërbimet Turistike
Kryebashkiaku i Sarandes Oltion Çaçi, ka pritur ne nje takim Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor, dhe Z. Blendi Klosi në kuadër të turit për dialog me qeverisjen vendore.
Permes nje postimi ne rrjetet sociale kryebashkiaku Oltion Çaçi ka zbardhur detajet nga takimi
POSTIMI I OLTION ÇAÇI
Patëm kënaqësinë të mirëprisinim Z. Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor, dhe Z. Blendi Klosi në kuadër të turit për dialog me qeverisjen vendore.
Diskutuam së bashku për rëndësinë e Sarandës si kryefjala e turizmit Shqiptar dhe nevojën për investime të mëtejshme në funksion të zhvillimt të qëndrueshëm turistik, për projektet e rëndësishme që janë në zbatim, dhe projekt- idetë për ndërhyrje në infrastrukturë që do të vijnë në ndihmë për përballimin me sukses të
fluksit të sezonit të ardhshëm turistik.
Shprehëm dëshirën dhe vullnetin reciprok për një bashkëpunim të suksesshëm për arritjen e rezultateve maksimale në dobi të qytetit.