Në 1 vit si kryebashkiak, Adrian Gurma ka nisur proçesin e transformimit të territorit të bashkisë së Sarandës

Adrian Gurma ditën e djeshme bëri 1 vit në krye të bashkisë së Sarandës, ku kandidoi dhe fitoi përballë Ilir Nikollës, kandidati i pavarur, pasi Partia Demokratike vendosi të bojktojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në 1 vit si kryebashkiak, Gurma ka nisur proçesin e transformimit të territorit të bashkisë së Sarandës.

Bulevardi i ri është një nga investimet më të rëndësishme deri më tani në Sarandë, i cili do të jetë gati dhe një hapsirë mbreslënëse për turistët dhe bizneset që operojnë në atë zonë sezonin e ardhshëm turistik.

Pavarisisht se këtë vit disa individë dhe media të opozitës janë duke hedhur baltë për ecurinë e punimeve, pasi nuk u arrit të përfundonte në kohë, e verteta është se gjithçka u penalizua për shkak të virusit Covid-19.

Megjithatë, pavarsisht një grushti të vogël kritikësh, bulevardi i ri do të jetë një vepër e madhe për Sarandën që do të ketë një ndikim pozitiv në turizëm dhe në ekoniminë e bizneseve që operojnë në atë zonë.

Gjatë këtij viti, është ndërhyrë në disa lagje të Sarandës, ku prej vitesh nuk ishin kryer investime në infrastrukturë.

Si lagja nr 1, rruga “Idriz Alidhima” në lagjen nr 4, rruga tek stadiumi, rruga Riviera në Ksamil etj, janë disa nga investimet mjaft të rëndësishme nga ana e bashkisë Sarandë, që ka mbajtur premtimet duke ju ardhur në ndihmë banorëve dhe transformuar tërësisht këto zona.

Pa harruar, këndet e reja të lodrave që janë shtuar, apo dhe ndihmën që bashkia ka dhënë ndaj pastrimit të detit, si dhe ndërhyrjen në pastrimet e kanaleve vaditëse dhe kulluese duke u ardhur në ndihmë fermerëve të zonës.

Ndërkohë, pritet që pas bulevardit të Sarandës të nis edhe projekti për shëtitoren e re të Ksamilit.

Një tjetër investim që do i jap më tepër gjallëri kësaj perle turistike, që është një nga vendet më të preferuara nga tursitët vendas dhe të huaj.

Një investim që është premtuar dhe nga kryeministri Edi Rama, dhe së shpejti pritet që të zbatimi i projektit të ri.

U mbajt premtimi për plazhet publike për të qenë në dispozicion falas për pushuesit. Plazhi Pllakat dhe vija bregdetare e tradicionale e qytetit, është e lirë për qytetarët, që nga porti detar deri te ish- hotel Butrinti me një pjesë të shëtitores që këtë vit është e gjitha është falas, pa asnjë lloj pagese.

Gjithashtu, bashkia Sarandë së bashku me qytetarët sarandiot iu qëndruan pranë banorëve të Durrësit e Thumanës, duke dërguar ndihma pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shumë personalitete të rëndësishëm në Shqipëri kanë vizituar dhe zhvilluar takime me kryebashkiakun Adrian Gurma, si ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ambasadori i BE Liuggi Soreca, të cilët kanë shprehur vlersimet e tyre të larta për punën e bërë dhe simpatinë për Sarandën

E sigurtë është se ka ende shumë vend për ta përmirësuar edhe më shumë Sarandën, Ksamilin dhe zonat e tjera të territorit, por në 1 vit fakti është se Saranda ka hyrë në një transformim pozitiv. / Përgatiti Sarandanews.com/