Oltion Çaçi me banorët e lagjeve nr.1 dhe nr.4: Vetëm PS është garancia për të zhvilluar Sarandën

Lagjet nr.1 dhe nr.4 kanë qenë ndalesat e radhës për të biseduar me qytetarët nga ana e kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Sarandës Oltion Çaçi.

Çaçi ka publikuar pamjet nga takimet ku entuziasmi dhe besimi ndaj tij është tepër i madh nga qytetarët e Sarandës.

“Me Blendin, Eleronin, Aidën, Rustemin dhe ekipin e mrekullueshëm të skuadrës së PS Lagja 1 ndezim motorrët drejt fitores në 14maj

Vetëm Partia Socialiste është garancia për punë të mira në çdo lagje, rrugë, komunitet, zonë urbane e rurale, në çdo cep të Sarandës”, shkruan Çaçi.

“Lagjia Nr. 4- Takime me qytetarë dhe biznese të rrugës “Ismail Qemali” ku kemi shumë punë për të bërë.

Me Tanin, përfaqësues i një ndër bizneseve të suksesshme të zonës, folëm mbi përkujdesjen dhe promovimin e sipërmarrjes si alternativa e duhur për zhvillimin e komunitetit dhe të rinjve të zones”, përfundon Oltion Çaçi.