Panik në lagjen nr.2 në Sarandë, dëgjohen krisma armësh
Një e shtënë me armë është rregjistruar ditën e djeshme në lagjen nr.2 në Sarandë, duke alarmuar banorët.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 16.00.
Policia e Sarandes ka shkuar ne vendngjarje dhe ka kryer veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes duke sekuestruar edhe disa prova.
Ngjarja mesohet se ka ndodhur ne afersi te nje biznesi.
Ende nuk dihet nëse është zbardhur ngjarja dhe nëse është identifikuar autori, por deri tani Policia nuk ka raportuar asgjë për ngjarjen.