Përmet, Bashkia siguron furnizimin me ilaçe dhe ushqime për të moshuarit

Pas Gjirokastrës, edhe Bashkia e Përmetit ka marrë përsipër furnizimin me ilaçe dhe ushqime tek dera e shtëpisë për pensionistët kryefamiljarë që nuk i kanë fëmijët pranë tyre.

Njoftimi i Bashkisë Përmet.

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19 të ndërmarra nga qeveria gjatë gjithë këtyre ditëve, Bashkia Përmet merr përsipër të sigurojë furnizimin me ushqime dhe ilaçe tek dera e shtëpisë për pensionistët kryefamiljarë që nuk i kanë fëmijët pranë tyre.

Në bashkëpunim me njësitë tregtare që janë hapur, supermarkete dhe farmaci, ne do të shkojmë me automjet tek çdo i moshuar që ka nevojë për ilaçe, ushqime apo gjësendi tjetër. Për t’i mbrojtur nga Covid-19, është shumë e rëndësishme që ata të mos dalin nga shtëpia.

Strukturat tona kanë gati një listë identifikuese për pensionistët që jetojnë vetëm në qytet dhe në fshatra. Megjithatë për çdo rast tjetër që lind nevoja, Bashkia Përmet vë në dispozicion këta numra kontakti ku mund të kërkoni ndihmë:
069 63 08 120- Bashkia Përmet.
068 22 56 060- Njësia Administrative Piskovë.
068 46 79 000- Njësia Administrative Petran.
069 20 99 015- Njësia Administrative Çarshovë.
069 84 18 055- Njësia Administrative Frashër.

Lutem në mirëkuptimin tuaj të plotë, që të mos ketë abuzim, informacione të rreme apo situata të tjera të pakëndshme që nuk e ndihmojnë në kapërcimin me sukses të kësaj gjendje.

Së bashku kalojmë çdo sfidë.