Regjistrimi i minoritetit grek në Shqipëri, Dule: Censi ka dështuar!

Kreu i PBDNJ, Vagjel Dule, në një konferencë për media ka komentuar raportin e ri për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri, ku tha se janë theksuar shumë problematika.

Dule tha se raporti konsistoi mangësi të shumta, përfshirë censin ku ka renditur 3 aspektet kryesore.

“Në këtë raport përmenden çeshite të tjerë për censin. Duke pasur parasysh se raporti është miratuar me 6 qershor, por ishte kofidencial, vinte në dukje 3 aspekte me censin.

-Rekrutimin e regjistruesve nga radhët e pjesëtarëve nga pakicat kombëtare dhe trajnimin e tyre që nuk ka ndodhur.

-Ndërgjegjësimi i pjesëtareve të pakicave për rëndësinë e censit dhe pjesëmarrjes në të. Nuk ka pasur asnjë përfaqësim. Çdo vërejte prej asociacionit është anashkaluar

-Kërkonte krijimin e pakicave kombëtare në procesin e regjistrit, gjë që nuk ka ndodhur. Shkelje e rëndë e censit që e orientojnë drejt dështimit të plotë si ato të mëparshëm sa i përket regjistrimit të gjuhës, etnisë dhe fesë”, tha Dule.

Më tej ai shtoi se, në raport theksohen gjithashtu mangësi në përfaqësimin politik të pakicave kombëtare.

“Në raport theksohet se mundësitë e përfaqësimit politik të pjesëtarëve të pakicave kombëtare janë të kufizuara. Ne nuk duhet të bëjmë përjashtime nga vendet e rajonit për pakicat kombëtare.

Jemi vend i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk garantojmë të drejtën elementare të përfaqësimit të pakicave kombëtare në organin legjislativ, ekzekutiv e kështu me radhë.

Raporti thekson se duhet të ndërmerren politika efikase fikse, sidomos për ato greke, me qëllim që politikat e zhvillimit të mos u cenojnë atyre të drejtën e pronës, të mos u kufizojnë mundësitë e pjesëmarrjes në zhvillimin ekonomik.

Një fenomen që e kemi denoncuar nga qeveria dhe kryeministrit, që ka për qëllim rrëmbimin e pronës nga pronarët e ligjshëm dhe duke e vendosur në favor të interesa të tij klienteliste.

Raporti i kushton rëndësi reformës territoriale administrative të vitit 2014 dhe konstaton se ka cenuar të drejta të pjesëtarëve të pakicave kombëtarë”, tha Dule.