Butrinti merr një pikë të rëndësishme në transfertën kundër Tomorrit

Butrinti ia ka dal të marrë një pikë në një transfertë mjaft të vështirë siç ishte ajo e sotmja kundër ekipit të Tomorrit të Beratit.

Sfida u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 me të dyja skuadrat që marrin nga pikë.

Momenti më i rëndësishëm i takimit ishte ai i minutës së 31-të ku portieri i skuadrës së Butrintit arriti që të presë një 11 metërsh.

Ky është barazimi i tretë radhazi për Butrintin e drejtuar nga tekniku Artan Bano, ndërkohë që ndeshjen e radhës do e kenë në fundjavë në Sarandë kundër skuadrës së Erzenit.

Aktualisht Butrinti renditet në vendin e tetë me 13 pikë të grumbulluara. /Sarandanews.com/