Sali Berisha: Fredi Beleri po hante një pjatë pilaf në 12 të natës, ata thanë që po shpërndante euro
Sali Berisha ka dalë në mbrojtje të Fredi Belerit, i cili ndodhet në qeli prej 12 majit për blerje votash.
Berisha theksoi se mbrëmjen e arrestimit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës “po hante një pjatë pilaf në 12 të natës dhe thanë që po shpërndante euro”.
Ai hodhi akuza se arrestimi i Belerit është “fund e krye ka bazë mafioze të Ramës për trojet e Himarës”.
“Është i pafajshëm. Të bënte betimin dhe nëse i kishte të vërteta dokumentat se ka blerë vota ta dënonte. Ai nuk ka blerë vota, e pyeta. Po hante një pjatë pilaf në 12 të natës dhe thanë që po shpërndante euro. Ja flagranca. Në një nënë me 3 fëmijë çohet në 12 të natës se kishte marrë lekë. Rama e ka dosjen bosh.
Kjo më shtyn fort të qëndroj pas këtij problemi që fund e krye ka bazë mafioze të Ramës për trojet e Himarës sepse Beleri nuk e lejon. Trojet e Himarës i ka sulmuar me gjithë trafikantët e Shqipërisë dhe Evropës për të ndërtuar parajsën e tij të drogës”, deklaroi Berisha në një konferencë për mediat.