Oltion Çaçi takim me Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg: Ja temat e diskutuara
Kryebashkiaku i Sarandes, Oltion Çaçi ka zhvilluar nje takim ne zyren e tij me Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Znj. Galit Peleg.
Fokusi takimit ka qene tek bashkepunimi ne fushat e turizmit dhe projektet e energjise si dhe promovimin e Sarandes.
“Kisha nderin dhe kënaqesinë të mirëprisja në zyrë Znj. Galit Peleg, Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri.
Në takim diskutuam mbi mundësinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe projekte në fushën e energjisë.
Me rëndësi të veçantë do të ishte rritja e promovimit të Sarandës si destinacion dhe rritja e fluksit të turistëve të ardhur nga Israeli duke promovuar gjithashtu bashkëjetesën e harmoninë fetare duke e lidhur dhe me historinë.
Në kuadër të kësaj prespektive zhvilluam vizitë në monumentin e Bazilikës- Sinagogës së qytetit ku ruhen ende gjurmët e mozaikëve me elemente të veçanta të kultit hebraik, ku më i veçanti mes tyre është shandani 7- krahësh (Menorahu)”, shkruan Oltion Çaç.