Ndryshimet në qeveri, Klosi: Vizioni ynë i 2030 kërkon forca e teknicienë të rinj

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi komentoi ndryshimet në qeveri të prezantuara një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Klosi tha se të 7 ministrat e rinj të zgjedhur nga Rama janë figura të spikatura në profesionin e tyre dhe gjithmonë brenda familjes socialiste. Sipas Klosit, qëllimi i këtyre ndryshimeve është mbajtja e pushtetit.

“Vizioni ynë i 2030 kërkon forca të reja dhe teknicenë të rinj. Të 7 ministrave të rinj mund të thuash për çfarë kanë bërë në këto 10 vite.

Kanë firmosur me qindra mijëra shkresa, tenderë dhe vijnë përsëri në pushtet duke treguar se kjo parti që ka prodhuar 200-300 ministra pa dyshi ka edhe njerëz që kanë bërë gabime dhe janë para drejtësisë.

Kjo s’do të thotë që duhet të gjykohet i gjithë grupi”, tha Klosi në një intervistë për Euronews Albania.