Rama i kërkon tërheqjen nga gara ish socialistit Gjergj Mërkuri: Asnjë votë socialiste jashtë PS
Kryeministri Edi Rama nga Saranda i kërkoi kandidati të pavarur Gjergji Mërkuri që të tërhiqet nga gara për kryetar bashkie.
Rama shtoi se kandidimi i Gjergji Mërkurit gëzon vetëm krahun tjetër politik dhe e ftoi që të lërë në mes fushatën dhe pas 14 majit, ai e ftoi të ulet të diskutojmë dhe të rikthehet në Partinë Socialiste.
“Kam dy fjalë për Gjegjri Mërkurin. Gjergji mërkuri është një djalë idealit, është një djalë i ndershëm është një njeri i drejtë dhe Gjergji Mërkurit Partia Socialiste këtu i ka rënë në qafë.
I kanë rënë në qafë dhe kanë bërë një gabim shumë të madh. Por kjo nuk është arsye për tu çuar dhe për të dal matanë rrugës për të kërkuar vota që i bëjnë dëm Partisë Socialiste në këtë betejë. Nuk ka asnjë këtu që është në këtë shesh që nuk e do kthimin mbrapa dhe që është dakord me atë që po bën Gjergji. Hatërmbetja nuk është këshilltarë i mirë dhe aq më pak pastaj dalja në anën tjetër të rrugës pavarsisht se të kanë rënë në qafë.
Por tani Gjergji nuk duhet ti bjeri në qafë Partisë Socialiste, të gjithë atyre që janë këtu që nuk gëzohen më atë çfarë po bën Gjergji, janë ata të tjerët që gëzohet me këtë që po bën Gjergji.
Tani unë Gjergjit do ti kërkojë që të paktën ta uli pak kokën e Pliuriotit dhe ta mbylli fushatën.
Ta mbylli fushatën dhe të pres përfundimin e fushatës më 14 maj, të pres fitoren e Oltit dhe Partisë Socialiste dhe më pas të rikthehen në PS të ulemi në tavolinë, ti diskutojmë gjërat, ata që i kanë rënë në qafë të pranojnë fajin që kanë bërë, Gjergji të pranojë fajin e tij dhe të bashkohemi dhe të vazhdojmë pëpara”, tha kryeministri Edi Rama.