Dule: 3 shkolla të rikonstruktuara dhe qendra shëndetësore të reja në Konispol

Kryetari i bashkisë Konispol, Erges Dule zhvilloi sot një takim me qytetarët në Sarandë, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri, njëherësh kryetar i PS, Edi Rama.

Dule tha se, “gjatë këtyre viteve në Konispol janë kryer shumë punë, ujë 24 orë në 13 fshatrat tanë, 3 shkolla të rikonstruktuara totalisht, kopshte të reja, qendra shëndetësore të reja, ambulancë e re, e shumë të tjera”.

Ai u shpreh se, “jam i bindur se në 4-vjeçarin e ardhshëm nën drejtimin tim dhe me vizionin e këmbënguljen e Kryeministrit Edi Rama, Konsipoli do të shkojë përpara, prandaj në 14 maj votoni PS”.