VIDEO/ E pazakontë në Sarandë, turistja gjermane bllokon rrugën me makinë për të pirë kafe

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në aksin Sarandë-Butrint, pranë vendit të njohur si Kanali i Çukës.

Një turiste gjermane ka bllokuar qarkullimin duke fikur mjetin e saj në mes të urës thjesht për të pirë një kafe.

Qytetarët që prisnin për të kaluar kanë telefonuar policinë për ndihmë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një autoambulancë për largimin e turistes dhe përcjelljen e saj drejt spitalit për një ekzaminim mjekësor.

Video nga vendi i ngjarjes.