Rama: Edhe 300 herë më shumë po të jeni në protestë, sa të jem unë taksat nuk lëvizin

Kryeministri Edi Rama doli sërish këtë mbrëmje në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale për paketën e rezistencës sociale.

Shefi i Qeverisë tha se nuk e shqetëson protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve se edhe 300-fish më të shumtë po të ishin, taksat e karburanteve nuk hiqen.

“Mua nuk më shqetëson protesta në vetvete. Sinqerisht deri në fund jo.

Protesta është ajo që është dhe jo aq por dhjetëfish e 30 fish e 300 fish të ishte, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu e kjo qeveri këtu nuk hiqen, nuk lëvizin.

Mua më alarmon dicka tjetër. Cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull si shtet, si vend, si shoqëri”, tha Rama.