Ardit Cikuli: Më pëlqen ta bëj Sarandën si Korça, jo si Dubai
Kandidati Ardit Cikuli gjatë një takimi bashkëbisedim me njerëz të mediave në Sarandë dekalaroi se nuk u premton zgjedhësve ta bëjë Sarandën si Dubai, por me identitet si Korça dhe me qytetarë që meritojnë dinjitet njerëzor në shërbimet që parashikon ligji dhe me dashuri, që ka munguar deri sot.
Gjatë këtij takimi të llojit ‘kafe me gazetarët’, kandidait i Rithemelimti për kryetar bashkie në Sarandë kishte pranë edhe deputeten Ina Zhupa, nga deputet më aktive të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë e cila duket se do të vijojë të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në numërimin e votës së fundit në kutitë e votimit të 14 majit 2023.
Cikuli falënderoi gazetarët për punën e tyre në pasqyrimin e realiteteve politike e sociale deri më sot në territorin e Bashkisë Sarandë dhe premtoi se në të ardhmen kur të drejtojë bashkinë, do të jetë transparent me median për çdo fushë dhe në çdo kohë.
Sipas projeksionit të Cikulit, ” Ne jetojmë në një qytet ku ujin e shohim me sy dhe ujë nuk kemi në çezmat e shtëpive tona. ” 3 milion euro janë harxhuar për ndërtimin e kampusit të ri shkollor në qytet dhe ende nuk po dorëzohet dhe kjo është skandali i radhës ,-tha kandidati, i cili përmendi se deri më sot janë investuar mbi dhjetra milionë euro për ujësjellësin dhe kemi po atë sasi uji.
Ai përmendi se pavarësisht milionave që janë investuar për qendrën e Sarandës ajo do të hapet sërish duke shënuar skandalin e radhës.
Ardit Cikuli shpërndau te njerëzit e mediave programin e zgjeruar të tij me sloganin “Saranda në duart e tua” dhe u përgjigj disa pyetjeve dhe sugjerimeve lidhur me mënyrën sesi e kupton ai moton : “t’i kthejë dinjitetin qytetarit sarandiot”,?, çfarë do të përmirësojë në shërbimet ndaj qytetarit, në shërbimin urban në qytet, për shresat në nevojë, në fushën e mjedisit të gjelbër, në zhvillimin e territorit, në zhvillimin e turizmit, në nxitjen e profileve hapësirave për bashkëpunime bashkohore në Filialin universitar në Sarandë dhe në shkollën profesionale “A. Athanas”, në raport me tregun turistik ,etj,.