Himarë – Sarandë, Policia arreston në flagrancë dy shtetas

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave që kryejnë vepra të ndryshme penale, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

Sh., 29 vjeç, banues në Himarë, Vlorë. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi në Himarë, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte, Ford Focus, u gjetën dhe u sekuestruan 14 doza lëndë narkotike të dyshuara si cannabis sattiva (25 gramë).

Arrestohet shtetasi K. V., 25 vjeç, banues në fshatin Shën Vasil, Himarë. Arrestimi i tij u bë në aksin rrugor të lagjes nr.1, Sarandë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.