Damian Gjiknuri mesazh falenderimi votuesve që i besuan PS në qarkun Vlorë

Drejtuesi i qarkut politik për Vlorën Damian Gjiknuri ka falenderuar votuesit për besimin që i dhanë PS për fitoren e mandatit të tretë.

Gjiknuri shprehu një mirënjohje të veçantë dhe për votuesit nga Saranda, Delvina, Finiqi dhe Konispoli.

“Mirënjohje pafund secilit prej 59024 votuesve që i besuan Partisë Socialiste në Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol. Garantoj se besimi që na dhatë do të përkthehet në më shumë punë dhe vëmendje për Qarkun e Vlorës në 4 vitet e ardhshme.

Falenderim për çdo anëtar të PS, kryetar OS, patronazhist, komisioner, drejtues politik, deputet, ish-deputet, që me punën e palodhur, sëbashku mundëm të ruajmë rezultatin historik rekord në Qarkun Vlorë me 8 mandate dhe përqindjen më të lartë të votave për PS krahasuar me gjithë qarqet e tjera. Suksese!”, shkruan Gjiknuri. /Sarandanews.com/