Deputetja e Berishës braktiset nga qytetarët gjatë xhiros në shëtitoren e Sarandës
Deputetja e Sali Berishës për Sarandën, Ina Zhupa, shfaqet në qytetin bregdetar vetëm për ndonjë takim politik dhe tanimë për fushatë elektorale.
Ajo është shfaqur mbrëmjen e sotme në një xhiro në shëtitoren e Sarandës për të ndaluar në rrugë qytetarët duke iu kërkuar votën për kandidatin e tyre Ardit Cikulin.
Ajo që shihet dhe nga fotot, Zhupa thuajse është injoruar nga qytetarët duke takuar një grusht të vogël njerëzish.
“Qytetarët e duan ndryshimin në Sarandë!
Qytetarët flasin me zemër se vota e tyre do jetë për djalin e tyre Ardit Cikuli.
Bashkë Fitojmë- VOTO 1 në fletën e Këshillit Bashkiak.
Ardit Cikuli- VOTO 2 në fletën e kryetarit të bashkisë”, shkruan Ina Zhupa.