Dhërmiu, blloku i II i VIP-ave, largon njerëzit e zakonshëm!

Dhërmi është një nga fshatrat më të vjetër dhe më të bukur të bregut dhe nga më të frekuentuarit për pushime.

Në zbritje drejt bregdetit plazhi i Dhërmiut është simbol i qetësisë, detit të pastër dhe gjelbërimit, karakteristikë e Dhërmiut është se ka shumë kisha, dhe ndërtimet qindra vjeçare karakteristike të ndertuara me të njëjtin model me gur dhe çati.

Vitet e fundit frekuentohet më shumë nga VIPAT e Shqipërisë, të cilët e kanë kthyer në një bllok të dytë dhe ku vihet re se njerëzit e zakonshëm kanë filluar dhe largohen nga ky plazh për arsyen se nuk ndihen të barabartë duke frekuentuar plazhet e tjera të Jugut.