Sarandë, sherr mes 4 personash, 2 në spital dhe 2 në pranga

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se pas një konflikti për motive të dobëta, Policia ka vënë në pranga 2 shtetas 55 vjeç dhe 18 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas njoftimit të Policisë, kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 1 Sarandë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas të tjerë.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta 2 shtetas të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.