Shpallet në kërkim 33- vjeçari nga Saranda, ka vjedhur biznesin ku punonte
Policia e Sarandes ka njoftiar se kane referuar materialet në Prokurori dhe kane shpallur në kërkim shtetasi E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë.
Shpallja në kërkim e tij u krye pasi ai dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në subjektin në të cilin ishte i punësuar.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.