Anila Denaj me FRESSH Sarandë: Angazhim maksimal për fitoren në zgjedhjet lokale

Deputetja e zonës  Anila Denaj, ka mbledhur në një takim të rinjtë e FRESSH Sarandë.

Denaj shprehet se biseda dhe fokusi ka qenë të bashkëpunimi dhe fitorja në zgjedhjet lokale.

“Sarandë -Me të rinjtë plot energji të FRESSH Saranda. Ndamë së bashku ide dhe mendime për zgjerimin e bazës së anëtarësisë, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit me të gjitha strukturat e Partisë me qëllim arritjen e fitores në zgjedhjet lokale”, nënvizon Anila Denaj.