Kandidati i Berishës, Ardit Cikuli qeras me lëngje demokratët: Sa ta vi 14 maji se do fitojmë dhe do ndryshojmë

Kandidati i Rithemelimit të Sali Berishës, Ardit Cikuli, ka mbledhur mbrëmë në darkë disa demokratë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Siç shihet nga fotot e publikuar nga vetë kandidati i Berishës në Sarandë, Cikuli ka mbledhur një grusht njerëzish duke i qerasur dhe me lëngje portokalli.

Ai shprehet se me 14 maj sa të bëhet kryetar bashkie do të ndryshojnë gjërat.

Takimin Cikuli e ka zhvilluar me disa demokratë të Metoqit, Gjashtës, dhe Shelegarit.