Konispol, Fatmir Shero nxjerr punonjësit e tij si fermerë në fabrikën luksoze, për tu “ankuar” tek deputetja e Sarandës

Këtë të shtunë deputetja e Partisë Demokratike për Sarandën, Ina Zhupa zhvilloi një takim me fermerët në Konispol, ku u njoh me shqetësimet e tyre.

takimi kishte si qëllim të nxirrte sa më shumë në pah problematikat që shoqërojnë fermerët dhe për këtë gjë të akuzohej normalisht qeveria.

Por fakti ishte se takimi ishte i gjithi një fars, pasi deputetja Zhupa e zhvilloi këtë bashkëbisedim në fabrikën luksoze që zotërohet nga biznesmeni Fatmir Shero.

Fatmir Shero kishte përgatitur gjithccka në detaje, ku kishte porositur punonjësit e tij që të flisnin vetëm negativisht për kushtet e fermerëve, ndonëse sicc shihet nga pamjet ata punojnë një fabrikë luksoze dhe me kushte komode.

Kujtojmë që Fatmir Shero është dhe kandidat në primaret që PD zhvillonë në Konispol për kryetar bashkie.

Me  këtë takim që i përgatiti Ina Zhupës, duket se Shero pritet që t’i besohet nesër kandidimi për kryebashkiak të Konispolit. /Sarandanews.com/