“M’u shfaq në një shtizë të lartë…”, Grida Duma tregon çfarë i ndodhi në fshatrat e Gjirokastrës
Grida Duma në emisionin e mbrëmjes në Top Story na tregoi se ajo nderon kudo e kurdo flamurin kombëtar. Për këtë solli një rast që i kishte ndodhur në muajin gusht në fshatrat e Gjirokastrës.
“Në gushtin që lamë pas udhëtoja drejt jugut. Ishte një moment le të themi fshatrave të Gjirokastrës, shkretëtirrë nga pikëpamja e banesave, nuk kishte banesa.
Dhe në mënyrë të mrekullueshme teksa udhëtonim me makinë mu shfaq në një shtizë të lartë një flamur i bukur shqiptar. Ishim në udhëtim nuk ndalova, ishte e papritur në fakt.
Dhe në mënyrë instiktive e nderova flamurin me dorë. E kam nderuar dhe do ta nderoj flamurin shqiptar kudo që ta shoh”, tha Duma.