Aerodromi i Gjirokastrës, një dimension i ri i qytetit të gurtë

Aerodromi i Gjirokastres eshte sot nje realitet i prekshem.

Nje forum qe mban emrin Gjirokastra, prej vitesh ka lobuar per rivitalizimin e aerodromit ne qytetin e gurte, per t’i rikthyer atij shkelqimin e dikurshem te kohës se Monarkisë.

Por vitet e fundit, duket se perpjeket per ta rijetesuar aerodromin, prane Gjirokastres, jane shumefishuar nga një tjetër vizion i Bashkise aktuale qe drejtohet nga Flamur Golemi e cila kerkon t’i jape qytetit te mrekullueshem shqiptar ndertuar ne gur edhe nje dimension te ri turistik, si ‘qytet i aerodromit’.

I vendosur në aerodromin e Gjirokastrës, i rrethuar nga male me pamje të bukur panoramike, një peizazh kaq mahnitës që ia vlen jo vetëm ta vizitosh, por edhe të përfshihesh në aktivitetet që ofrohen. Qëndroni gati për më shumë informacion-shkruan nga Gjirokastra gazetari Engjellush Serjani.