Dy medalje ari, një tjetër sukses fantastik i sarandiotit Enea Lapa
Enea Lapa, sportisti me orgjinë nga Saranda, i cili prej kohësh jeton dhe stërvitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sportin Brazilian “Jiu Jitsu”, ka arritur së fundi një tjetër sukses fantastik.
“Dy herë medalje ari në IBJJF Miami Open 2022. Është hera e parë që marrë dy medalje ari në peshën time dhe atë të të gjitha peshave. Siç shumë nga ju që më njihni unë gjithmon përpiqem të bëj të dukur prejardhjen time në çdo kampionat, por kësaj here desha të theksoja prejardhjen e familjes time, që është fshati Pilur i Vlorës.
Kjo ishte kërkesa e një mikut tim që jeton në Angli @gerald_muco dhe pata kënaqësinë t’ja plotësoja këtë dëshirë. Arsyeja e dytë e kësaj përshëndetjeje është dëshira ime për të treguar gjithë botës (dhe jo vetëm Shqipërisë) që rinia Piluriote do njihet për arritje të mëdha në sport, arte etj.
Falenderoj të gjithë dashamirësit dhe ata që më mbështesin në këtë rrugëtim.Siç themi në sportin e Jiujitsut, OSS!”,shkuran Enea Lapa.