Thellohet tragjedia italiane, brenda 24 orëve 627 të vdekur

Vijon me ritme të larta bilanci i viktimave dhe i të prekurve me koronavirus në Itali.

Numri i viktimave të koronavirusit në vendin fqinj mbërriti në 4.032 brenda katër javësh.

Në konferencën për shtyp të së premten, kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli njoftoi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është rritur me 627 duke shkuar në 4032.

Gjithashtu janë edhe 4670 të prekur të rinj duke cuar numrin në total 37.860 nga virusi me origjinë nga Kina.

Sistemi i shumë lavdëruar shëndetësor i Italisë është sot në buzë kolapsi, sidomos në veriun e pasur të vendit, ku është dhe përqendrimi më i madh i infektimeve.

Mjekët kinezë që kanë mbërritur dy ditë më parë në Milano për të ndihmuar, thanë se masat e marra në Lombardi nuk ishin “të rrepta mjaftueshëm”.