FSHF lë në fuqi dënimin për dy lojtarët e Butrintit

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë vendimet e marra për javën e fundit që ka ndodhur në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.

Në vendimin e Disiplinës është lënë në fuqi vendimi për pezullimi nga aktiviteti i dy lojtarve të Butrintit Fabio Dhrami dhe Albi Selimajn

“Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Fabio Dhrami, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Albi Selimaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive”, thuhet në njoftim. /Sarandanews.com/