VIDEO/ “Tërmet na ndero, se ti je i lëvizshëm”! Kryebashkiaku i Tepelenës: Po komandant! Urdhri jot do të zbatohet, nuk diskutohet

Kryeministri Edi Rama iu kërkoi kryebashkiakëve të zonave të gjelbërta, të cilat do të nisin nga e hëna me lehtësim të masave kundër koronavirusit, të tregohen të kujdesshëm dhe të monitorojnë gjithka.

Gjatë komunikimit live me kryebashkiakët, Rama iu drejtoi me batutë Tërmet Peçit të Tepelenës, duke i thënë të tregojë kujdesë, pasi sipas tij, ai është i lëvizshëm.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Tërmet, se ti je shumë i lëvizshëm, kujdes me këtë hapjen, na ndero.

Tërmet Peçi: Po komandant, urdhri jot do të zbatohet nuk diskutohet, por mendoj se deri tani masat dhe të gjitha fashat e qeverisë janë zbatuar. Falë Zotit dhe falë masave që keni marrë ju nuk kemi asnjë rast. Shpresojmë që të mos kemi asnjë rast, pasi deri tani Tepelena është model.

Rama: Nëse do të ketë rezultat pozitiv ky pilotim i parë, atëherë do të ndihmojë edhe të tjerët të vazhdojnë me lehtësim javën e ardhshme dhe pastaj gjithë territorin e Shqipërisë.

Javën e ardhshme mund ta zgjerojmë grupin e lehtësirave, por ajo që na duhet është të shkojmë edhe përtej.

Pra, ndërkohë që hapet pjesa e punës, të hapet edhe pjesa e jetës, e lëvizjes, e sistemit social në distancë.

BATUTAT/ “Tërmet na ndero, se ti je i lëvizshëm”! Kryebashkiaku i Tepelenës: Po komandant! Urdhri jot do të zbatohet, nuk diskutohet ????????

Posted by Sarandanews.com on Friday, 24 April 2020