Tragjike në Gjirokastër, të moshuarin e zë zetori poshtë dhe i merr jetën teksa punonte tokën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Gjirokastër. Një 85-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa ishte duke punuar tokën e tij me zetor.
Mjeti i përmbysur e ka bllokuar të moshuarin dhe në pamundësi për të dalë e nga pesha e rëndë, ai ka humbur jetën.
Ende nuk dihet sesi ka qenë dinamika e kësaj ngjarjeje të rëndë ndërsa po punohet për të mësuar më shumë detaje. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.