Mesazhi i presidentit të Butrintit pas humbjes: Ekipi duhet mbështetur edhe në humbje

Presidenti i skuadrës së Butrintit, Adrian Gurma, ka përcjellë një mesazh motivues për djemtë e skuadrës pas humbjes së pësuar sot në transfertë kundër AF Luftëtarit.

Një mesazh që shkon edhe për tifozët të cilët duhet të jenë në mbështetje te ekipit edhe kur këta të fundit humbasin.

“Skuadra duhet të mbështetet në çdo ndeshje. Edhe kur nuk fiton.

Nga Gjirokastra nuk kthehemi me pikë,por me besimin,se do të bëjmë më mirë në vijim.

Suksese çuna. Forca Butrinti”, nënvizon Adrian Gurma në mesazhin e tij. /Sarandanews.com/