Takimi me gratë e Sarandes, mesazhi i koduar i Manjola Nikollo për burrat

Kryetarja e degës së PD Saranda, Manjola Nikollo, ka zhvilluar një takim me gratë sarandiote ku i ka informuar rreth aksionit opozitar dhe procesin e primareve.

Këtë takim Nikollo e ka shoqëruar me një thënie filozofike ku ka brenda dhe një mesazh thumbues për burrat.

“Nëse do që dikush të thotë diçka, kërkoja një burri. Nëse do të të mbarojnë punë, kërkoja një gruaje”, shkruan Nikollo. /Sarandanews.com/