“Me këmbë të mbarë, urime çunave”, presidenti i Butrintit uron skuadrën për nisjen me fitore të kampionatit
Butrinti e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri futbollistik në Kategorinë e Dytë, duke mundur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Shkumbinit.
Një 90- minutësh spektakolar i sarandiotëve të cilët e dominuan takimin përgjatë gjithë sfidës.
Pas përfundimit të takimit presidenti i klubit të Butrintit, Adrian Gurma, ka uruar lojtarët dhe stafin për arritjen e këtij suksesi.
“Me këmbë të mbarë. Urime çunave. Forca BUTRINTI”, shkruan numri një i klubit sarandiot.
Ndeshja e radhës do të jetë në transfertë kundër Labërisë. /Sarandanews.com/