Klosi: Përmbytjet e këtij viti nuk krahasohen me ato që kanë ndodhur më parë

Deputeti socialist Blendi Klosi, i ftuar në studion e “Dita jonë” në A2 CNN, deklaroi se “përmbytjet e këtij viti në zonat e veriut nuk krahasohen me ato që kanë ndodhur më parë, falë investimeve publike.

Por, sipas tij, “historia përsëritet për sa kohë që ndërtimet nuk janë bërë në vendet e duhura, aty ku nuk kanë qenë kurrë të lejuara”.

“Aty janë bërë ndërtime pa fund dhe njerëzit mendojnë se nuk kthehet më uji. Opozita bën detyrën e saj për të bërë argument, por dokumentet janë aty. KESH dhe OSHEE i janë përgjigjur këtyre akuzave. Megjithëse, shiu ka qenë i madh, investimet publike arritën të mbrojnë nga një sërë goditjesh të rënda”, u shpreh Klosi.