Butrinti e nis me fitore spektakolare kampionatin

Butrinti e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri futbollistik në Kategorinë e Dytë.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Odisea Çipa triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 në sfidën që u zhvillua pa praninë e tifozëve në stadiumin “Andon Lapa”.

Një 90- minutësh spektakolar i sarandiotëve të cilët e dominuan takimin përgjatë gjithë sfidës.

Ndeshja e radhës do të jetë në transfertë kundër Labërisë. /Sarandanews.com/