Adrian Gurma: Saranda model suksesi në trajtimin e mbetjeve të riciklueshme
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro, e morën ditën e sotme bashkinë e Sarandës si histori suksesi, sa i përket riciklimit të mbetjeve.
Një punë për tu lavdëruar e bashkisë së Sarandës, e cila gjatë gjithë këtij sezoni turistik ka qenë në gadishmëri për të pastruar ambientet në gjithë territoren e saj.
Elozhet e Ramës dhe Kumbaros u bënë në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese.
Në këtë takim foli edhe kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma.
Gurma ka postuar disa fotografi nga takimi ku shkruan:
“Forumi për Manaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese.
Saranda model suksesi në trajtimin e mbetjeve të riciklueshme “, shkruan Adrian Gurma.
Ndërsa kryeministri Rama gjatë fjalës së tij theksoi:
“Bashkia re Sarandës sot është bashki kampione në riciklim. Kjo për shkak të lidershipit, punës, dhe komunikimit.
Nga ajo gjysma që mblidheshin në kohën më parë një pjesë e madhe digjej rrugëve. Sot 90% mblidhet dhe trajtohet në mënyrën e duhur përgjithësisht”, tha Rama.