Sarandë, veprimtari referuar Trashëgimisë Kulturore

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria e Turizmit e Bashkisë Sarandë, në bashkëpunim me Sektorin Sarandë të DRTK Vlorë dhe Zyrën Vendore Arsimore Sarandë, realizuan një aktivitet me fokus monumentet e kulturës.

Një ekspozitë me titull “Monumentet e Kulturës, destinacione turistike” u vendos në sheshin “Nënë Tereza” të qytetit.

Përmes programit “Edukimi përmes kulturës”, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, u bënë pjesë interaktive e saj. Kjo ekspozitë tërhoqi vëmendjen edhe të qytetarëve dhe turistëve të huaj.

Gjithashtu, me nxënësit e shkollave dhe me fëmijët e Qendrës për Zhvillim dhe Forcimin e Familjes, u organizuan veprimtari dedikuar trashëgimisë kulturore e asaj materiale.

Disa grupe prej tyre u bënë vizitorë të lokalit “Oda e Babës” në Sarandë, ku arredimi është bërë tërësisht referuar trashëgimisë dhe ku elementet dhe objektet e traditës zenë një vend të dukshëm.