Policia rrugore kontrrolle në Sarandë dhe Vlorë: Pezullohen 23 leje drejtimi

Policia Rrugore Vlorës vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë një jave, Policia Rrugore e Vlorës ka arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Janë pezulluar 23 leje drejtimi, nga të cilat 16 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 5 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit, dhe 2 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftim.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.