Bashkia Sarandë zbardh detajet: Nga marrëveshja për administrimin e ujësjellësit, vizita në Kosovë, tek takimi me ish presidentin kroat Mesic

Bashkia Sarandë  ka zbardhur detajet e qe kryebashkiaku Adrian Gurma ka zhvilluar ditet e fundit.

Detajet nisin qe nga marrëveshja për administrimin e ujësjellësit, vizita në Kosovë, tek takimi me ish presidentin kroat Mesic

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR ADMINISTRIM TË RI TË UJËSJELLËSVE

Mes drejtorit të AKUM Klevis Jahja dhe kryetarëve të Bashkive Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol, është nënshkruar në Bashkinë e Sarandës, Marrëveshja për Krijimin e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve.

Drejtori Jahja u shpreh se kjo Marrëveshje i hap rrugën modernizimit të shërbimit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime, duke i dhënë akses funksionimit të strukturave të reja, për të arritur atë që kërkojnë qytetarët dhe performancë më të mirë në arkëtime etj.

Kryebashkiaku Adrian Gurma tha se ky moment shënon futjen e procesit në një fazë të re të menaxhimit të të gjitha aseteve. Ndërkohë, ai tha se zgjidhja përfundimtare Sarandës dhe Bashkive fqinje i vjen nga zbatimi i projektit për furnizim me ujë nga burimet e Tatzatit.

e fzimit me ujë, nfërt ujësj nga burimet e Tatzatit.

Kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi tha se në këtë shërbim ka arritje, por ka edhe problematika, kapërcimin e të cilave ajo e sheh të mundahëm nga kjo Marrëveshje e përbashkët. Falenderues për investimet e kryera edhe në Bashkinë e Finiqit është shprehur sekretari i përgjithshëm Vsngjellaq Xhaferi, i cili ka dhënë dakortësi për Marrëveshjen, në emër të Kryetarit Kristo Kiço.

Për Konispolin që 24 orë ujë në 24, e ka realitet, Kryetari Shuaip Beqiri tha se sfida është për të mbajtur standartin e shërbimit dhe të kapërcehen problematikat në kanalizime. Nënshkrimi i Marrëveshjes së përbashkët shënon hapjen e procesit të vendimmarrjes për krijimin e shoqërive të reja në të gjithë vendin. Brenda janarit 2023 këto shoqëri do të formatohen të gatshme për të dhënë shërbime dhe do të marrin edhe miratimin e Këshillave Bashkiakë respektivë.

 

DELEGACION I BASHKISË SARANDË NË SUHAREKË PËR “FESTARI 2022”

Me ftesë nga Bali Muharremaj, Kryetar i Komunës së Suharekës në Kosovë, në eventin “Festari 2022” në qytetin kosovar, ishte i pranishëm edhe delegacioni nga Bashkia e Sarandës, kryesuar nga Kryebashkiaku Adrian. Gurma. Atyre iu rezervua një pritje e veçantë nga z.Bali Muharremaj dhe autoritete të tjera vendore, në selinë e Komunës së Suharekës. Mes tyre u shkëmbyen konsiderata për ecurinë e mbarë të bashkëpunimit në kuadër të binjakëzimit mes dy qyteteve dhe për ardhmërinë e këtij bashkëpunimi. Komuna e Suharekës në Kosovë, e binjakëzuar prej vitesh me Sarandën. “Festari” ka qenë në vite një arësye afrimi mes nesh. Kryetari Gurma tha se marrëdhënia mes Suharekës dhe Sarandës është nga ato binjakëzime që ka “ngjitur” dhe ka funksionuar përtej protokollit dhe formulës së binjakëzimit. “Ne kemi angazhimin dhe detyrimin që t’i nxisim këto marrëdhënie, duke bërë që qytetarët të ndjehen më afër”, u shpreh ai ndër të tjera.

Gjatë qendrimit në Suharekë delegacioni nga Bashkia e Sarandës vizitoi Muzeun e qytetit dhe Verarinë Agrokosova Holding, e njohur per famën e cilesisë së

verërave në gjithë Kosovën e më gjerë.

Delegacioni nga Bashkia e Sarandës, shoqërohej në këto vizita nga kreu i Asamblesë Komunare, Bexhet Kuqi.

Kryebashkiaku Gurma u takua edhe me piktorin nga Suhareka, Refik Gollopeni, i cili ishte pjesë e Kolonisë Ndërkombëtare të Piktorëve të Sarandës 2022, ku ai spikati dhe la mbresa me performancën live në sytë e publikut.

Pjesëmarrja e delegacionit nga Saranda në “Festari 2022” në Suharekë, i shtohet kronikës së shkëmbimeve mes dy njësive në kuadër të binjakëzimit mes tyre dhe bëhet shkas që, përveç shkembimeve kulturore dhe turistike, agjenda e binjakëzimit të përshijë edhe fusha të tjera me interes reciprok, si: biznesi, agroturizmi, panairet etj.

 

PRITJE PËR ISH-PRESIDENTIN STJEPAN MESIÇ DHE MIQ TË TJERË NGA KROACIA

Ish Presidenti i Kroacisë dhe ish-Jugosllavisë z. Stjepan Mesić, së bashku me delegacionin e Prefekturës së Medimurjes, kryesuar nga Prefekti z. Matija Posavec, janë mikpritur në zyrën e tij nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, në prani edhe të kryebashkiakes së Delvinës, Majlinda Qilimi.

Kreu i Bashkisë së Sarandës Gurma tha se është nder të takohet me një personalitet të shquar si Stjepan Mesiç, të njohur edhe si mik I madh i shqiptarëve në vite. Ai tha se, falë komunitetit të shqiptarëve që jetojnë në Kroaci, Saranda është e binjakëzuar me qytetin Opatija dhe shprehu besimin se edhe kjo vizitë do të shërbejë për ta intensifikuar këtë marrëdhënie. Kreu i Bashkisë Gurma tha se

kemi patur sezon të mirë turistik dhe se ai ka kontaktuar edhe pushues kroatë, sikundër edhe shqiptarët që vizitojnë Kroacinë, nuk janë të pakët. Nga ana e saj, Kryebashkiakja Qilimi ka prezantuar Delvinën në atraksionet e saj më të veçanta dhe ka ftuar për ta vizituar në të ardhmen.

Ish-Presidenti Mesiç ka befasuar kur ka thënë se është hera e dytë që viziton Sarandën dhe se vkerëson shumë binjakëzimin e Sarandës me Opatinë, ku është shpallur “Qytetar Nderi”.

Ai i ka mëshuar idesë që shtetet, qytetet dhe popujt të afrohen sa më shumë. Këtë po bëjnë edhe Prefektura kroate e Medimurjes dhe ajo e Vlorës në Shqipëri, tha ai, si një mundësi shumë e mirë bashkëpunimi, duke përfituar nga eksperiencat sidomos në turizëm. “Ne duam që përmes binjakëzimit të prefekturave, të arrijmë edhe miqësimin e familjeve”, u shpreh Prefekti i Medimurjes, Matija Posavec, duke shtuar se ishin shqiptarët e asaj prefekture që rekomanduan Sarandën dhe Vlorën. Ndërsa Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj tha se është fat

që bekimin e binjakpzimit mes dy prefekturave e ka dhënë ish-Presidenti Mesiç. Në pritje u shfaq dëshira që të përzgjidhen edhe bashki të tjera, kroate e shqiptare, për t’u binjakëzuar mes tyre.

Mes delegacionit kroat dhe kryebashkiakëve të Sarandës e Delvinës, u shkëmbyen dhurata simbolike. Kryetari Gurma, ndër të tjera, i dhuroi ish-Presidentit Mesiç, Medaljonin e Bashkisë së Sarandës.

Ish-Presidenti Stjepan Mesiç dhe Prefekti i Medimurjes Matija Pisavec, lanë shënimet e tyre në Librin e Artë të Bashkisë Sarandë.