Fundshtatori dhe ende turistë e vizitojnë Sarandën

Edhe pse shtatorit po i vjen fundi e ne tashmë kemi hyrë në stinën e vjeshtës ende Sarands vijon të frekuentohet nga vizitorē të huaj. Paraditen e së dielës në portin e qytetit u ankorua kruazera Aegean Odyssey.

Kruazera Aegean Odyssey ekuipazh prej 148 vetë kishte 273 turistë në bord, 260 prej të cilëve zbritën për të vizituar qytetin. Erdhi kruazera në Sarandë nga Dubrovniku për një vizitë 1 ditore.

Sipas burimeve nga porti i Sarandës mësohet se gjeografia e turistëve që kruazera Aegean Odyssey solli sot në qytet ishin amerikanë, kanadezë, grekë, italianë dhe spanjollë.

Mbasditen e vonë të ditës së sotme kruazera Aegean Odyssey pas vizitave në Syrin e Kaltër, Butrintin Antik, Kalaja e Lëkurësit dhe në qytet do të largohet.