DETAJET/ Sherri për parkimin, si nisi konflikti me kamerierin që i mori jetën 41-vjeçarit në Sarandë
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Sarandë, (17 Gusht) ku humbi jetën 41-vjeçari Klodian Bakia, pasi u godit me thikë në zemër nga 24 –vjeçari, i identifikuar si Xh.T.
Sherri mes të dyve që si pasojë përfundoi me vdekjen e Bakiajt, nisi për një vend parkimi.
Mësohet se 24-vjeçari ishte kamarier në një restorant në Sarandë, ndërkohë Bakia ka parkuar makinën e tij para objektit.
Ndërkohë i riu pas kanë debatuar me Bakiajn për lirimin e vendit e parkimit e ka qëlluar dy herë me thikë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, në Sarandë ku Bakia është goditur me një thikë në zemër, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Sakaq, është shpallur në kërkim nga policia 24-vjeçari.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.