EMRI/ Identifikohet autori i vrasjes me thikë në Sarandë, policia ende në kërkim

SARANDË- Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Sarandë, si pasojë e një sherri me thika.

Viktimë ka mbetur Klodian Bakia, banues në Tepelenë.

Mësohet se Bakia është goditur me thikë në zemër dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ai ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Sarandës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Xhanelo Tarja, 24 vjeç.