“Tërmet” në PD e Vlorës, pas Bujar Leskaj largohet dhe Genc Deromemaj

Një lajm i bujshëm erdhi mbrëmjen e sotme pas largimit të drejtuesit politik të qarkut Vlorë, Bujar Leskaj.

Pas Leskaj ka flitet edhe për dorëheqjen e kreut të PD në Vlorë ,Genc Deromemaj.

Ky i fundit pritej të ishte kandidat për deputet në Vlorë por nuk figuron në listën e miratuar një natë më parë nga PD në Tiranë.

Leskaj ka hedhur akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës ku e akuzon se ka shitur vendet e listës. /Sarandanews.com/