PD futet e përçarë në zgjedhje, deputetja e Sarandës: S’ka gjë, mendoj se jemi të bashkuar

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, komentoi vendimin e grupit të Enkelejd Alibeajt të cilët vendosën të mos bashkoheshin me grupin e Berishës pas kushteve të vendosura nga këta të fundit.

Megjithse PD do hyjë e përçarë në zgjedhjet vendore të 14 majit, deputetja e Sarandës shprehet se ata janë të bashkuar.

“Ajo që po ndodhte këto ditë, ishin bisedime me disa deputetë të PD me përaqësues kryesor Alibeaj dhe Bardhi, që kanë qëndrime të ndryshme për zhvillimet brenda PD-së, për zgjedhjen e kryetarit dhe të tjera.

Ideja e këtyre bisedimeve nuk ishte për t’i kërkuar këtij grupi si do bënim strukturat e PD-së dhe si do organizohej PD-ja, por të garantonin kushte të barabarta dhe çdo kërkesë që mund të kishin për tu garantuar vota e demokratëve dhe për të zgjedhur kandidatin më të mirë përballë kandidatëve që do vijnë nga PS-ja.

Ajo që po kërkonim ishte mekanizmi që garantonte botën. Po kërkonim mekanizma për të shkuar me kandidatin më të gjithëpranuar. Nuk e paskam kuptuar se çfarë ishim duke negociuar.”-tha Zhupa.