Sarandë: Me armë sportive pa leje, procedohet penalisht 34- vjeçari nga Çuka
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 34 vjeç, banues në Sarandë.
Pas kontrollit të banesës, në fshatin Çukë, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë sportive që e mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.